Përse duhet të frekuentoni një klasë Arti?

Të gjithë e kuptojmë që jeta nganjëherë është aq e zënë, sa nuk mund t’ja dalim të kemi kohë për të krijuar për veten apo fëmijët tanë.
Por gjithmonë na duhet kohë për të ushqyer mendjen tonë, e cila është një pjesë shumë e rëndësishme e mirëqenies, duke mos përmendur argëtimin në Studio!
Ja disa nga të mirat të cilat na vijnë nga ky lloj regjimi:
Mund të bëjmë rrëmujë – hapësira e studios është e përgatitur që fëmijët të krijojnë, të derdhin bojë në dysheme, apo të lyejnë muret kurdo që ata dëshirojnë. Kjo është një nga mënyrat më të bukura të të shprehurit të emocioneve.
Çliron stresin –  Jo vetëm ne të rriturit kemi nevojë të çlirojmë ngarkesat e ditës, javës apo momenteve të ndryshme,  por edhe fëmijët gjithashtu kanë nevojë të çlirojnë ngarkesat e proceseve të ndryshme të rritjes. Studimet theksojnë se një klasë arti, funksionon më së miri si një terapi, ku niveli i stresit ulet ndjeshëm.
Stërvit një pjesë të re të trurit –  Të gjithë e dimë që në jetën e përditshme ne veprojmë nga sinjalet e krahut të djathtë të trurit, por a e dinit që krahu i majtë i trurit lidhet me kreativitetin?  Kjo pjesë e trurit fillon mirëfunksionimin e tij gjatë një klase arti, përgjatë të cilit lejmë të pushojë krahu i djathte. Kjo do të thotë shëndet i mirë mendor.
Përgatit fëmijet për të ardhmen –  Arti zhvillon mendjen, kordinimin sy-dorë, aftësinë e të zgjidhurit të problemeve, analizimet e situatave me nië përfundim të shpejtë e mendjehapur. Kreativiteti është cilësuar nga liderët më të mëdhenj të botës, si aftësia më sublime e suksesit në të ardhmen.
Sfidojmë veten tonë –  Gjithmonë bëhemi të hapur drejt eksperiencave e mësimeve të reja, eksperimentojmë pa u trembur, dhe rritemi duke qenë mendjehapur, përtej rracave, ngjyrave, aftësive etj.