Metodat e Art terapisë

A quhet Art Terapi të krijuarit në një ambjent të izoluar nga bota e jashtme, pa patur një dialog apo zhvillim me një person të dytë apo të tretë?
Përgjigja është definitivisht JO.  Kjo nuk quhet terapi Arti, pasi ajo funksionon duke filluar nga pjesmarrja në ambient krijues, ku përballja me hapësiren e jashtme, vehtes, veprës dhe dialogut me njerez të tjerë, kapërcen probleme emocionale të cilat mund të bëhen pengesë për një jetë cilësore, siç janë depresioni dhe ankthi.
Metodat e Art terapisë përfshijnë stimulimin e niveleve funksionale si;
  • Nivelin e trupit (procesin kreativ)
  • Nivelin psikologjik (djalog terapeutik),
  • Niveli Social (përfshirja në grup, dialogu),
  • Niveli shpirtëror (duke studiuar simbolet dhe imagjinatën).