Arti si terapi

Ankthi është një problem shumë i madh në shoqerinë moderne, i cili nis nga një jetesë me cilësi të ulët duke përfunduar në një performancë të ulët.
Terapia e Artit funksionon si një metodë vetshëruese, duke zbuluar jetën e brendshme e duke kthyer këtë jetë me ritme të ulëta, në motivim për arritjet personale.
Epistomologjia Jungiane përdoret si kornizë e qartë për mirëqenien. Një jetë me cilësi të ulët, pasohet nga një ngërç në lidhjen midis egos dhe unit tonë të brendshëm. Ndërsa jetesa me cilësi të larta vjen si pasojë e nië komunikimi shumë të mirë midis egos dhe përjetimit të brendshëm.
Terapia e Artit është një nga metodat më efikase të trajtimit të problemeve emocionale dhe mendore, siç është trajtimi me medikamente, apo terapitë konjitive.
Terapia është ura midis përjetimit të jetës së brendshme dhe asaj të jashtme, e cila mund të jetë e vështirë për t’u kaluar. Prandaj arti ka potencialin për të zbuluar proceset imagjinative, ndërkohë dhe atë verbale në të njejten kohë. Duke aktivizuar të dy hemisferat e trurit, krijohet një perceptim sa racional dhe të përmbajtur aq edhe liberal e motivues. #art
Depresioni dhe ankthi nuk lejojnë trurin të perceptojë mbi arritjet apo kënaqesitë, por çdo informacion e kthen kundër nesh.
Praktika e Artit dhe orët e zgjatura në kërkim të të krijuarit, zbehin dhe zhdukin depresionin, duke e kthyer këtë moment të jetës në një proces njohje të vetes, pasionit dhe vetëkënaqësisë.