Studio laboratori më unik i artit në funksion të zhvillimit të fëmijeve, ku me anë të procesit të të bërit Art, ata ushqehen me vlera dhe aftësi të rëndësishme të cilat do ta shoqërojnë përgjatë gjithë jetës.

WeArt Studio është ndërtuar në një periudhë ku teknologjia dhe koha “boshe” për fëmijën ndihej lehtshëm. Dëshira për t’i bashkuar ata në një botë Arti, e cila i thërret drejt kreativitetit, zgjidhjes së problemeve dhe socializimit, na dërgoi drejt krijimit të një ambienti përplot me informacione dhe projekte, ku fëmijët të shprehin veten e tyre më së miri. WeArt bashkëpunon me një staf të përgatitur dhe profesional, duke qenë sa më pranë dëshirave dhe nevojave të fëmijëve për ta bërë botën tonë edhe më të bukur! I ndërtuar në një larmi mediumesh, fëmijëve u ofrohen projekte nga programet bashkëkohore si: Reggio Emilia, Process Art, Art kontemporan dhe Art 3 dimensional.

Të ndërtuara mbi teorinë “Arti është liri dhe forcë e të shprehurit”

Çfarë ne besojmë është se fëmijët kanë nevojë të ëndërrojnë, krijojnë, të frymëzohen e të na frymeëzojnë. Në WeArt Studio, e besojmë vërtet këtë gjë. Pikërisht kjo është dhe arsyeja përse liria dhe të ëndërruarit janë lejuar në këtë studio magjike, ku njerëzit mund të vijnë e të krijojnë art të lirë, duke filluar që nga nënat e reja me bebusha dhe deri tek fëmijët preadoleshent!

WhatsApp Image 2020-12-11 at 15.29.45

Klaudia Tufa

Founder & Artist
unnamed (1)

Majlinda Lami

Art Teacher
unnamed

Anisa Hensi

Project Manager

Bëhu pjesë e jona

APLIKO TANI!