Si blihet produkti?

Blerja në www.weart.al do të kryhet përmes Postës në Shqipëri dhe në Kosovë.
Si fillim ju duhet të krijoni një llogari duke plotësuar fushat e kërkuara me të dhënat tuaja. Ju duhet të vendosni cilën kuti magjike dëshironi të blini dhe më pas ta shtoni këtë produkt në Shportën që përmban ky website. Me pas, ju duhet të shkoni tek seksioni Shporta juaj dhe duhet të përfundoni blerjen duke i shtuar në kartë. Më pas do të vazhdoni me plotësimin e të dhënave që nevojiten për t’u identifikuar në mënyrë që stafi të marrë porosinë dhe që porosia juaj përfundoi me sukses.

  • Transporti në Shqipëri dhe në Kosovë do të jetë pa pagesë.
  • Pagesa e produktit do të kryhet cash në momentin që produkti do të dorëzohet tek blerësi.

Informacion rreth produktit

Çdo kuti është bashkëngjitur me një imazh referues dhe një përshkrim rreth projektit që do të realizohet për t‘i ardhur në ndihmë klientit. Ky informacion është ofruar për t’ju informuar ju rreth kutisë dhe projektit që ndodhet në të për të bërë të mundur krijimin e besueshmërisë për kryerjen e blerjes.

Çmimet

Çmimet e vendosura në faqen tonë janë në njësinë monetare LEKË/EURO dhe përfshijnë dhe koston e transportit (Shqipëri dhe Kosovë). Çmimet i janë bashkëngjitur imazhit dhe informacionit mbi çdo produkt.

Dërgesa

  • WeArt ju mundëson dërgesën e kutisë brenda ditës në qytetin e Tiranës.
  • Në rrethet e Shqipërisë dërgesa mbërrin tek blerësi brenda 2-3 ditëve.
  • Dërgesa në Kosovë do të mbërrijë tek blerësi brenda 5 ditëve.

Kthimi i produktit

Përpara se kutitë të dërgohen, ato kontrollohen për vendosjen e çdo produkti të nevojshëm për realizimin e projektit. Produkti i porositur nuk ka mundësi kthimi.